Ilir Daja është zyrtarisht trajner i Tiranës. Paraditen e sotme është arritur marrëveshja midis palëve, e cila qëndronte në ajër prej ditësh. Palët kishin arritur akordin paraprak në aspektin ekonomik duke mbyllur dhe detajet juridike, por ajo që nuk lejonte finalizimin e kësaj marëveshjeje ishte kërkesa e Dajës për të nisur një projekt afatgjatë. Pas disa ditëve negociatash paraditen e sotme është arritur marëveshja dhe 49 vjecari do të drejtojë 24 herë kampionët deri në përfundim të sezonit. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi dhe menjëherë më pas Ilir Daja do të drejtojë skuadrën në seancën e parë stërvitore. Në këtë mënyrë, Daja do të pasojë tek Tirana të larguarin Shkëlqim Muca, teksa detyra është rikthimi i skuadrës tek fitorja, pasi në 8 javët e para bardheblutë kanë grumbulluar 10 pikë. Ilir Daja ka dalë kampion si trajner me Dinamon dhe Elbasanin dhe rikthehet në aktivitet pas 5 viteve. Për momentin stafi i tij do të përbëhet nga Egbo dhe Gvozdenovic, dyshja që drejtoi fundjavën e shkuar Tiranën në barazimin ndaj Vllaznisë në Pukë.