Labinot Kabashi e ka marrë një lajm të gëzueshëm të hënën.
Talenti shqiptar e ka marrë lejen e FIFA-s për të luajtur me ekipine të rinjve të Barcelonës.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “Sport.es”, sipas së cilës, Kabashi, së bashku me lojtarin tjetër kadet, Ima del Kabbou, mund të luajnë për ekipin e të rinjve të gjigantit katalunas qysh të martën kundër El Prat, shkrun Zëri.
Kjo e përditshme spanjolle e përshkruan si mjaft të vështirë për Kabashin dhe familjen e tij, periudhën kur lojtari nuk kishte të drejt loje, për shkak të rregullave të FIFA-s.
Tash, Kabashi mund ta shijojë çdo ndeshje, e pse jo edhe çdo gol dhe çdo titull të fituar.