Zyrtare: FC Drita nënshkruan me mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi

E publikuar: 04/09/2025 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FC Drita ka bërë të ditur afrimin më të ri në skuadër, duke nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi. 25-vjeçari i bashkohet klubit bardhekaltër për të forcuar repartin defansiv në prag të sfidave të reja në kampionat dhe gara të tjera.

Pëllumbi vjen me një përvojë të pasur nga kampionatet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Hungarisë, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë. Ai njihet për qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe disiplinën e lartë në fushën e lojës.

FC Drita e mirëpret Jorgon në familjen bardhekaltër, duke i uruar suksese të shumta në këtë kapitull të ri të karrierës së tij.

Mirë se erdhe, Jorgo!
#ForcaDrita