Zyrtare: Emrat e të vrarëve në Kumanovë

E publikuar: 21/05/2015 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë zyrtarizuar emrat e të vrarëve në konfliktin e Kumanovës, trupat e të cilëve familjarët nga Kosova i kanë marrë sonte nga morgu në Shkup.

Kjo është lista e të vrarëve në konfliktin e 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë:

  1. Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972.
  2. Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977.
  3. Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, lindur në vitin 1979.
  4. Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985.
  5. Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978.
  6. Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975.
  7. Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965.
  8. Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983.
  9. Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971.