Zyrtare: Denis Suarez huazohet te Arsenali

E publikuar: 30/01/2019 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shumë e shumë zërave, më në fund Arsenali ka arritur të sigurojë shërbimet e Denis Suarez.

Spanjolli fillimisht rinovoi me Barcelonën deri në vitin 2021, e pastaj kaloi te Topçinjtë në formë të huazimit.

Vazhdimi i kontratës ishte edhe kusht për lojtarin në rast se dëshironte një aventurë të re pasi nuk dëshironin të rrezikonin ta humbisnin si lojtarë të lirë.

25-vjeçari këtë sezon është paraqitur në tetë ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola.

Lojtari iu bashkua Barçës në sezonin 2016/17 nga Villarreali, ndërsa për tre sezone te klubi katalunas shënoi tetë gola në 71 paraqitje.

Në të kaluarën ka luajtur edhe për Sevillan, Celta B dhe Barcelona B, ndërsa për Manchester Cityn nuk ka arritur të paraqitet në asnjë ndeshje.

Kalimi i tij në Emirates do të thotë se Ivan Perisic nuk do t’i bashkohet Arsenalit nga Interi. /Telegrafi/