Mesfushori belg, Mousa Dembele është lojtari më i ri i skuadrës kineze, Guangzhou R&F.
Dembele ishte cak i transferimit nga skuadra të mëdha si Interi dhe Juventusi që e donin në Serie A.
Megjithatë, marrëveshja nuk u arrit me asnjërën skuadër dhe Dembele do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kinës.
Është skuadra Guangzhou R&F, e cila ka fituar garën për transferimin e mesfushorit belg.
We have reached agreement with Chinese Super League side Guangzhou R&F for the transfer of @mousadembele, subject to international clearance.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 17, 2019
Vet Tottenham Hotspur ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, ndërsa çmimin e transferimit nuk e ka zbuluar.
“Ne kemi arritur marrëveshje me skuadrën e Superligës Kineze, Guangzhou R & F për transferimin e Mousa Dembele”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.
Dembele gjatë prezantimit te skuadra kineze
Lojtari mësohet se ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën kineze.
Ndryshe, Dembele ka zhvilluar 250 ndeshje me Tottenhamin, ndërsa për Belgjikën ka djersitur fanellën plot 82 herë. /Telegrafi/


















