Guus Hiddink është emëruar në pozitën e menaxherit të Chelseat deri në fund të sezonit, ka konfirmuar klubi londinez në faqen zyrtare të tij.
Pasi kishte shkarkuar Mourinhon të martën Blutë gjenden në pozitën e 16-të në tabelën e Ligës Premier, një pikë larg zonës ku luftohet për mbijetesë.
“Jam i ngazëllyer që jam kthyer në Stamford Bridge. Chelsea është prej klubeve më të mëdha në botë dhe nuk është aty ku duhet të jetë për momentin. Sidoqoftë, jam i sigurt se mund ta kthejmë sezonin për së mbari”.
“Unë mezi pres të punoj me lojtarët dhe stafin në këtë klub të madh, duke ringjallur miqësinë me tifozët këtu”, u shpreh Hiddink.
Hiddink është hera e dytë që duhet ta shpëtojë Chelsean në rrugëtim drejt fundit të sezonit pasi një gjë të tillë e bëri kur edhe Scolari u shkarkua në vitin 2008. Hiddink me Chelsean ka fituar FA Cup.