Zyrtare: Bytyqi dhe Bahtiri vazhdojnë me Arbërinë

E publikuar: 10/07/2021 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i Arbërisë ka vazhduar kontratën me dy futbollistët Hysen Bytyqi dhe Fidan Bahtiri.

Dy futbollistët ishin pjesë e Arbërisë edhe sezonin e fundit.

Përkundër se do të jetë pjesë e Ligës së Parë, Arbëria duket se do të rikthehet shumë shpejtë në Superligë.

Dje, Arbëria ia zgjati kontratën Labinot Ibrahimit dhe konfirmoi transferimin e Fidan Gërbeshit.