Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, më datë 18 qershor 2015, mori vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë.
Ja njoftimi i plot i BQK’së.
Ulja e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike. Tarifat për kategorinë e “auto veturave”, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, do të jenë:
Zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro.
·Zbritje prej 51% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, e cila tani do të kushtojë 20 euro.
Zbritje prej 49%për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 2 muaj, e cila tani do të kushtojë 35 euro.
Pra, mesatarja e zbritjes së tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për kategorinë e “auto veturave” me afat qëndrimi në Republikën e Kosovës me kohëzgjatje nga 15 ditë deri në 2 muaj është50%.
Aplikimi i këtyre tarifave hyn në fuqi me datë 1 korrik 2015.