Kombëtarja e Argjentinës i ka dhënë fund aventurës me menaxherin, Edgardo Bauza, përcjell IndeksOnline
Arsyeja e shkarkimit mund të kuptohet nga rezultatet e dobëta në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.
“Ne kemi bërë një marrëveshje. Bauza nuk do të jetë më trajneri i ekipit”, ka thënë presidenti i Argjentinës, Claudio Tapia.
Bauza e mori ekipin në gushtë, pas daljes së Gerardo “tata” Martino i cili dha dorëheqje pas humbjes së Argjentinës në finalen e “Copa America” kundër Kilit./IndeksOnline/

















