Apple ka pasur një performancë të shkëlqyer ditët e fundit sidomos pas publikimit të raportit pozitiv financiar për tre mujorin e fundit.
Ndërsa Yahoo Finance thotë se Apple vlerësohet aktualisht me 1 trilion dollarë, kompania ende nuk ka konfirmuar.
Vlera e aksioneve arriti sot në 206 dollarë duke vlerësuar kompaninë me 1.017 trilion dollarë në këtë momente që shkruajmë.
Kështu Apple bëhet kompania e parë që arrin këtë vlerë tregu, një objektiv më tepër simbolik sesa strategjik.
Ky objektiv ka qenë në shënjestrën e Apple që nga viti i kaluar kur lançoi iPhone X.
Megjithatë shitjet larg pritshmërive ndikuan negativisht në vlerën e aksioneve duke lënë kompaninë në vend.
Ndjekësi më i afërt i kompanisë është Amazon me 860 miliardë dollarë vlerë tregu ndjekur nga Google dhe Microsoft. /CIO Albanian