Carlo Ancelotti i është përgjigjur Milanit. Skuadra rossonere, kishte tentuar të angazhonte trajnerin italian, pas shkarkimit të këtij të fundit nga Real Madridi.
Por Ancelotti, i ka dhënë Milanit përgjigje në llogarinë e tij në Twitter.
“Faleminderit për Milanin për interesimin e shprehur. Ishte vështirë për t’i thënë jo një klubi që e dua shumë, por kam nevojë për pushim. Unë ju uroj të gjitha të mirat”, ka shkruar Ancelotti në Twitter./Indeksonline/