Aleksandër Lumezi është dekretuar sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Pas një procesi të stërzgjatur, njëvjeçar, të ndikuar nga klanet dhe politika, Aleksandër Lumezi ia ka arritur të fitojë betejën që, siç ka thënë ai, do t’i jep fund ndikimeve të të gjitha llojeve mbi Prokurorinë e Republikës së Kosovës.
Lumezi, i lindur më 1964, në Prizren, ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku po ashtu ka dhënë edhe Provimin e Jurisprudencës.
Ai është i biri i avokatit Nikë Lumezi, ish kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 1989, dy vjet, ka filluar punën si praktikantë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, por më pas ka punuar në zyrën e avokatisë së babait të tij në Prishtinë. /Indeksonline/