Zyra e Presidentes fajëson Serbinë për sulmet ndaj policisë në veri

E publikuar: 15/04/2022 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Presidentes së vendit ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri gjatë ditëve të fundit.

Blerim Vela, Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar në Twitter duke fajësuar Serbinë për sulmet dhe se të njëjtat synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë” ka shkruar Vela.