
Zyra e kryeministrit së fundmi ka nënshkruar kontratë për shërbime transporti me autobus.
Në një tender të publikuar, kjo zyrë ka titulluar kontratën “Shërbime transporti me autobus”, shkruan Indeksonline.
E kjo zyre nga buxheti i shtetit ka ndarë gati 1 mijë euro për këtë lloj tenderi.
Sipas tenderit kjo kontratë është nënshkruar me datën 27 prill të këtij viti në vlerë prej 999 euro.
Për këtë tender, kanë aplikuar 3 operator ekonomik, ku pas procedurave tenderuese të Agjencisë së Prokurimi, kompania N.T.SH “Sharr Travel” e ka fituar këtë tender.
Data e inicimit të aktivitetit të prokurimit është 6 mars të këtij viti. Ndërsa data e nënshkrimit është 17 mars.
Në këtë tender nuk janë specifikuar tjera elemente, pos emrit të kompanisë fituese dhe lloji i kontratës./Indeksonline/