Zyra e BE’së jep mbi 9 milionë euro për pikëkalimet Kosovë-Serbi

E publikuar: 15/02/2017 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten, në Merdarë, do të vihet gurthemeli për ndërtimin e pikës së përhershme kufitare të IBM’së. Në ceremoninë e paraparë të mbahet në ora 11:00 do të marrin pjesë krerët e shtetit, Mustafa, Thaçi dhe Veseli, ministrja Edita Tahiri dhe Shefja e BE’së për Kosovë Nataliya Apostolova.
“Zyra e BE-së në Kosovë, në përputhje me marrëveshjen e dialogut mbi Menaxhimin e Integruar Kufitar (IBM), do të financojë tri pika kalimi kufitare permanente në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Merdarë, Mutivodë dhe Bërnjak, me një vlerë prej 9.42 milion EUR. Punët në pikën e parë kufitare do të fillojnë të enjten, më 16 shkurt në Merdarë. Me këtë rast, Zyra e BE-së/PPBE së bashku me Ministrinë për Dialog organizojnë ceremoninë e vënies së gurthemelit”, ka njoftuar zyra e BE’së në Prishtinë. /GazetaExpress/.