Zvicra shpall dy gazetarë “non grata”

E publikuar: 08/06/2016 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kaluar vetëm një natë në grumbullimin e kombëtares zvicerane të futbollit dhe nisin problemet e para, ende pa zbritur asnjë minutë në fushën zyrtare të lojës.

Dy gazetarë janë shpallur “non grata” dhe janë nxjerrë jashtë hotelit të përfaqësueses “helvetike” nga ana e forcave të sigurisë, pasi kishin hyrë për të filmuar në ambientet e ekipit pa një autorizim.

Çështja në dukje e vogël ka sjellë reagimin e protagonistëve dhe shoqatave të gazetarëve për dhunën verbale sipas këtyre të fundit, që është regjistruar ndaj përfaqësuesve të shtypit.

Në mbrëmjen që Zvicra zbarkoi në Zhyvinjak, në zonën e Monpeljesë, dy gazetarët kërkuan të futen në hotelin që është ngjitur me atë ku po qëndron kombëtarja.

Më pas ata hynë për të marrë akreditimet në ambientet e kompleksit por kjo shkaktoi kaos e protesta, dhe dy zviceranët u detyruan të largohen.

Trajneri i ekipit, Vladimir Petkovic e ka kufizuar aksesin e mediave për të ndjekur stërvitjet e kombëtares, duke mos preferuar të rrjedhë asgjë në shtyp, pas polemikave për përjashtimin e veteranit Gokhan Inler nga Euro 2016./tch/