Zvicra e rrit numrin e ushtarëve të saj në Kosovë

E publikuar: 11/04/2024 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zvicra e rrit numrin e ushtarëve të saj në Kosovë
11.04.2024 19:37
Ushtari i Zvicrës në kuadër të KFOR
Ushtari i Zvicrës në kuadër të KFOR; Foto: Arkiv;

Zvicra do të rrit numrin e ushtarëve të saj në Kosovë, kuadër të KFOR-it.

Me anë të një njoftimi Swisscoy ka bërë të ditur se do t’iu shtohen edhe 215 trupa ushtarakë.

“Kjo rritje i mundëson Zvicrës të forcojë kontributin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke marrë drejtimin e kompanisë shumëkombëshe të transportit të Forcave të Kosovës (KFOR). Mbi 80% e forcave zvicerane në Kosovë tani i janë caktuar drejtpërdrejt KFOR-it për përmbushjen e misionit operativ”.

“Shumë ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në zonat e botës ku po kryhen operacione ushtarake për mbështetjen e paqes, përfshirë Kosovën. Trazirat në veri të vendit në maj tw vitit v2023 ishin një tjetër kujtesë se sa e brishtë është situata. KFOR-i vazhdon të luajë një rol vendimtar në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, gjë që është gjithashtu në interesat e sigurisë së Zvicrës”.

“Vendimi i Këshillit Federal dhe Parlamentit për të forcuar Swisscoy po zbatohet me kalimin e sotëm në kontingjentin e ri, i cili është shtuar me 20 pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Me këto trupa shtesë, Zvicra po forcon veçanërisht kontributin e saj në kompaninë shumëkombëshe të transportit të KFOR-it, e cila ofron shërbime të transportit thelbësor të personelit dhe pajisjeve për të gjithë misionin”, thuhet njoftim.