Xherdan Shaqiri përcan Zvicrën. Forma që ka shfaqur 24-vjecari në dy dneshjet e para të Euro 2016 ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë, ka hapur një diskutim të gjerë në opinionin zvicëran nëse trajneri Vladimir Petkovic duhet ta ulë në stol, për t’i treguar se ai dhe kushdo tjetër nuk e ka vendin të sigurtë në përfaqësuese. Edhe fakti që trajneri i helvetëve nuk e ka emëruar zëvendëskapiten, sipas mediave zvicërane mund të ndikojë në sjelljen e lojtarit në fushën e blertë.
Një tjetër cështje e ngritur ditët e fundit ka të bëjë me të ardhmen e Shaqirit te Zcvicra. I pyetur pak ditë më parë nëse do t’i bashkohet Kosovës, mesfushori i Stoke City-t la gjithcka të hapur.
Opinioni i Zvicër është i dyzuar për pozicionin e Shaqirit te Zvicra. Nga njëra anë ish-kapiteni i kombëtares zvicërane, Sforca mendon se një pauzë, pra ulja në stol do t’i bënte mirë futbollistit dhe do ta kthente me këmbë në tokë. Ndryshe nga ai ish-sulmuese Marc Streller këmbëgul se pozicioni i Shaqirit në 11-she nuk duhet të vihet në diskutim, sepse me cilësitë e tij mund ta zgjidhë në cdo moment ndeshjen, duke cilësuar takimin e botërorit 2014 me Hondurasin, ku shënoi të tre gola e sfidës, për t’i dhuruar kualifikimin Zvicrës. Ndaj Francës në ndeshjen e fundit në Grupin A në Euro 2016, të gjithë presin të shohin Shaqirin e vërtetë, jo atë qëqëndroi në hije ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë.