Ylli i futbollit Xherdan Shaqiri, portieri Yann Sommer dhe Fabian Schar, u nderuan nga Federata e Futbollit e Zvicrës në St. Gallen para ndeshjes Zvicër – Danimarkë.
Shaqiri, Sommer dhe Schar u pensionuan nga Përfaqësuesja helvetike pas Evropianit “Gjermania 2024”.
Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë.
Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri. Sommer ka luajtur 94 ndeshje, kurse Schar 86 ndeshje.