Më shumë se një në tre zviceranë ndihen të parehatshëm në mesin e njerëzve që perceptohen të jenë “ndryshe” për shkak të kombësisë, fesë, ngjyrës së lëkurës që kanë apo për shkak të faktorëve tjerë, sipas një sondazhi të qeverisë zvicerane.
Sondazhi i publikuar sot ka pasur për qëllim të gjejë se si bashkëjetojnë njerëzit në një vend me 8.4 milionë banorë, një çerek i të cilëve janë të huaj, transmeton Express.
Tridhjetë e gjashtë për qind të pjesëmarrësve në sondazh kanë thënë se ndihen të parehatshëm në prezencën e njerëzve që i shohin si jo të nivelit të tyre, veçanërisht në prezencën e atyre që flasin gjuhë të huaj në vendin e tyre.
Ndërsa, 16% prej tyre kanë thënë se ndihen të kërcënuar nga të huajt. /Express/

















