Zvicër: Nga sulmi në tren ka vdekur një grua

E publikuar: 14/08/2016 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Zvicrës tha se një grua, që ishte plagosur gjatë një sulmi me thikë në një tren të udhëtarëve, kishte vdekur nga plagët e pësuara.

Nga lëndimet, ka vdekur edhe sulmuesi i dyshuar, ka njoftuar policia.

Femra 34 vjeçare, që kishte marrë plagë nga sulmi i djeshëm me thikë, sot ka vdekur në spital, ndërsa tre persona të tjerë të plagosur mbeten në gjendje kritike shëndetësore.

Gjithsej, 7 vetë janë plagosur në këtë incident tragjik, në të cilin një person me thikë i ka sulmuar udhëtarët dhe ka shkaktuar zjarr në tren.

Policia tha se ka nuk indikacione se sulmuesi i dyshuar ka ndonjë lidhje me organizatat terroriste.

Emri i tij nuk është publikuar por u tha se ishte shtetas zviceran.

Incidenti ka ndodhur në stacionin Salez, afër kufirit të Lihtenshtajnit./rel/