16 vjet e gjysmë burgim.
Ky dënim u shqiptua ndaj një burri nga Kosova, nga Gjykata e Qarkut në Zurich.
Kjo pasi ai dhe gruaja e tij zvicerane për vite me radhë i kishin tortuar dy nga shtatë fëmijët e tyre.
Ata akuzohen se i kanë mbyllur në dhomë viktimat edhe në bodrum të ftohtë.
Kështu pa dënuar nuk shpëtoi as gruaja e cila mori një dënim prej 10 vjet e gjysmë burgim.
Sipas aktakuzës, fëmijët nuk ushqeheshin si duhet dhe ishin nënpeshë.
Atyre u duhej që të vidhnin ushqime nga fëmijet e tjerë në shkollë, e gjithashtu të merrnin fshehurazi ushqim në shtëpi, raportojnë mediat zvicerane.
Djali nëntëvjeçar peshonte vetëm 18.5 kilogramë derisa vajza 10-vjeçare diku më pak se 10 kilogramë.
Prindërit nuk i kushtonin fare rëndësi as higjienës personale e as shëndetit të fëmijëve
Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë.
Fëmijët ishin po ashtu të izoluar nga bota e jashtme duke mos pasur mundësi të kontaktonin shoqërinë e klasës e as të merrnin pjesë në ekskursione.
Sipas aktakuzës së ngritur ndaj çiftit bashkëshortor, maltretimet ndaj fëmijëve të tyre ishin aq të rënda.
Madje, thuhet se gruaja zvicerane, e kishte detyruar vajzën që t’i hante të vjellat e saj e ndërkaq djali ishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij, përcjell Klankosova.tv
Vuajtjet kanë përfunduar tek pasi djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2020 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik.