Zvicër – Hungari, dy shqiptarë në formacionin titullar

E publikuar: 07/10/2017 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Hungarisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare, ku vetëm dy futbollistë me prejardhje shqiptare janë titullar.

Zvicra është nikoqire e Hungarisë në takimin e parafundit të grupeve i vlefshëm për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kombëtarja helvetike ka tetë fitore nga tetë takimet e zhvilluara dhe dëshiron ta vazhdojë rekordin e qind për qind për të siguruar kualifikimin me vend të parë në Grupin B.

Në anën tjetër, Hungaria gjendet në vendin e tretë me 10 pikë pa pasur presion kualifikimi dhe udhëton drejt Zvicrës për një rezultat pozitiv.

Në këtë ndeshje, trajneri i Zvicrës ka vendosur të startoj me dy futbollist me prejardhje shqiptare: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, ndërsa Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili do ta fillojnë ndeshjen nga banka rezervë.

Zvicra: Sommer, Lichsteiner, Moubandje, Djourou, Schar; Freuler, Xhaka; Zuber, Frei, Shaqiri; Seferovic

HungariaGulasci, Korhut, Kadar, Elek, Nagy, Ugrai, Patkai, Lovrencsics, Varga, Guzmics, Bese

 /Telegrafi/