Zvarritet marrja e kufomave të të vrarëve në Kumanovë

E publikuar: 21/05/2015 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procedura e marrjes se kufomave të shtetasve te Kosovës të vrarë në luftimet në Kumanovë po zvarritet me shume sesa qe pritej.

Ka përfunduar kompletimi i dokumentacionit.

Në këto çaste disa zyrtare kane shkuar për të marrë certifikatat e vdekjes ne Kumanove dhe me pas familjaret do të hyjnë që t’i shohin kufomat dhe t’i marrin për në Kosovë.

Kështu ka njoftuar para pak çasteve ambasadori i Kosovës Ylber Hysaj i cili shoqëron familjarët.

Përveç ambasadorit Hysaj, prezent janë edhe përfaqësuesit e ministrisë së Drejtësisë se Kosovës dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore te Kosovës Arsim Gërxhaliu.

Në luftimet në Kumanovë më 9 maj janë vrarë nëntë shtetas të Kosovës.

Në Kumanovë janë të vrarë Xhafer Zymberi, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti dhe Turgaj Gashi./KosovaPress/