Zëvendësekretari i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.
Geoana përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me emisarin special të BE’së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin, por thotë se KFOR’i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.
“Fola me Përfaqësuesin Special të BE’së, @MiroslavLajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.@NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, serbët janë larguar nga institucionet e Republikës së Kosovës.