Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist.
Kështu tha zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, e gjatë takimit në Amerikë, me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
Ajo shprehu keqardhje për atë që ngjau me 29 nëntor, ndërsa lart bashkëpunimin me Kosovën dhe arritjet në vitet e fundit
“Të dy palët theksuan se Kosova gjatë këtyre viteve ka pasur zhvillime shumë të mira, duke udhëhequr me reforma dhe rritje ekonomike në rajon. Në takim u diskutua gjithashtu për zbatimin e projekteve zhvillimore të financuara nga Banka Botërore dhe atyre që janë në proces aprovimi”, shkruan në komunikatë.
Aty tutje bëhet e ditur se Bislimi e falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kosovën.