Zv.ministrja e Zhvillimit Rajonal: S’kemi pse të diskutojmë për zgjedhje

E publikuar: 22/05/2018 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, ka thënë se partia që ajo e përfaqëson, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është e interesuar të diskutojë me partitë opozitare për zgjedhje.

“Nuk kemi pse të diskutojmë për zgjedhje të reja”, është shprehur Shkodra, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Ajo ka thënë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duhet ta vazhdojë punën e saj.

Shkodra ka shtuar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës apo ndonjë parti tjetër ka mendim të kundërt, le të paraqesë mocion për rrëzimin e qeverisë.

Ajo ka vlerësuar se koalicioni qeverisës i vendit po funksionon, dhe se “gjithçka është në rregull”. /Express/