Zv.ministri bën hajgare me Daçiqin: Dikur thoshte Kosova është zemra e Serbisë, tash po thotë “Trepça”…

E publikuar: 17/11/2016 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zv. ministri Bajram Gecaj ka ironizuar me fjalimin e kryeministrit serb, Ivica Daçiq.

Sipas Gecajt, ai ka provokuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Trepça është zemra e Serbisë, ndoshta për shkak të pleqërisë Daçiqit iu paska zvogëluar zemra, pasi që më parë thoshte se Kosova ishte zemra e Serbisë (jo vetëm Trepça)!”, ka shkruar Gecaj.