Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi ka nisur një turne në Bruksel.
Ajo, siç kupton “Front Online” nga disa burime do të takohet me anëtarë të Parlamentit Evropian të shteteve të ndryshme me qëllim që t`i bind për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Njërin nga ata që pritet ta takojë është gjermani, Lars Patrick Berg, britaniku Sir Ashley Fox, dikur anëtar i Parlamentit Evropian e po ashtu drejtuesin e partisë gjermane LKR, Jurgen Joist.
Krahas tyre edhe anëtarët e delegacionit kroat të parlamentit evropian.
Ndryshe, kosovarët janë qytetarët e vetëm në Ballkan të cilët ende nuk mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen./InfoSot/
















