Zv. Kryeministri serb falënderon shërbimet sekrete ruse: Ata na ndihmojnë të luftojmë revolucionin

E publikuar: 21/03/2025 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Serbisë, ka deklaruar se autoritetet serbe janë thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që marrin nga shërbimet sekrete të Rusisë në luftën kundër asaj që ai e quan “revolucione me ngjyra”.

Në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti, Vulin tha se bashkëpunimi me shërbimet ruse është i ngushtë dhe i vazhdueshëm: “Jam shumë mirënjohës shërbimeve sekrete ruse që na mbështesin gjithmonë në luftën kundër revolucioneve me ngjyra, në radhë të parë me informacion. Ata e dinë çfarë rreziku i kanoset Serbisë,” theksoi ai.

Deklaratat e Vulin vijnë në një kohë të tensionuar për Serbinë, ku protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët ne Serbi kanë vazhduar që nga nëntori i vitit të kaluar, pas rastit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona.