Zuri një peshk më të gjatë se vet ai, me një shkop që peshkohen peshqit e vegjël (Foto)

E publikuar: 19/04/2019 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jack Griffiths nga Britania e Madhe, është munduar së tepërmi për ta nxjerrë një peshk, që e zuri derisa po peshkonte në brigjet e Francës.

Mirëpo, kapja tij iu shpagua sepse kishte zënë një peshk me 46 kilogramë, megjithëse shfrytëzonte një shkop me të cilin peshkohen peshqit e vegjël dhe mund t’i thyhej, transmeton Telegrafi.

“Shfrytëzova çdo muskul dhe fuqi të trupit tim, për më se një orë. Ishte shumë e vështirë” ka thënë Griffiths.

Griffiths me peshkun më të gjatë se vet

Gjallesën prej 26 kilogramëve, ai e kishte zënë me shkopin e destinuar për peshq jo më të rëndë se shtatë kilogramë.

Me 1.82 centimetra, ky peshk është më i gjatë se vet peshkatari, që tani është krenar me kapjen që ka bërë. /Telegrafi/