Jack Griffiths nga Britania e Madhe, është munduar së tepërmi për ta nxjerrë një peshk, që e zuri derisa po peshkonte në brigjet e Francës.
Mirëpo, kapja tij iu shpagua sepse kishte zënë një peshk me 46 kilogramë, megjithëse shfrytëzonte një shkop me të cilin peshkohen peshqit e vegjël dhe mund t’i thyhej, transmeton Telegrafi.
“Shfrytëzova çdo muskul dhe fuqi të trupit tim, për më se një orë. Ishte shumë e vështirë” ka thënë Griffiths.
Gjallesën prej 26 kilogramëve, ai e kishte zënë me shkopin e destinuar për peshq jo më të rëndë se shtatë kilogramë.
Me 1.82 centimetra, ky peshk është më i gjatë se vet peshkatari, që tani është krenar me kapjen që ka bërë. /Telegrafi/