Me iniciativën e kryetarit të Serbisë për dialogun e brendshëm për Kosovën, propozimet për ndarjen e Kosovës dhe që Kosova të jepet për Republikën Srpska, sërish janë rikthyer, transmeton Koha.net.
“Më intereson shumë dialogu për Kosovën dhe e përshëndes fuqimisht iniciativën e Vuçiqit. Mendoj se në këtë dialog duhet të përfshihen gjitha strukturat, të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, qytetarë të shquar deh boshnjakët. Çështja e Kosovës nuk është vetëm çështje serbo-shqiptare , por ajo është çështje edhe e sigurisë rajonale”, ka thënë për gazetën Danas Muamer Zukorliq, kryetar i Bashkësisë demokratike boshnjake dhe deputet në Kuvendin e Serbisë në listën e Partisë Përparimatre të Serbisë (SNS).
Ai thekson se çështja e përfshirjes së entitetit të B e H-së , të Republika Srpska në atë dialog, do të ishte t shthurje e gjithë rajonit.
“Për Republika Srpska në Serbi nuk guxon e nuk bën të flitet pa Sarajevën. Dua të them se që të bisedohet për Republika Srpska, atëherë aty do të duhej të përfshihej Sarajeva, por edhe Sanxhaku”, ka thënë ai.
“Nuk mund të trajtohet çështja e Republikës Srpska vetëm në Beograd, përkatësisht në kuadër të dialogut të brendshëm serb. Kjo çështje hap edhe çështjen e Sanxhakut, përkatësisht në të duhet të marrim pjesë ne, por edhe faktorët tjerë në gjithë rajoni. Hapja e parcializuar e kësaj çështjeje hap dyert e destabilitetit të gjithë rajonit” thotë Muamer Zukorliq.
















