Në muajt e fundit, njeriu më i pasur i Azisë, Mukesh Ambani, ka qenë në qendër të vëmendjes në Indi.
Ai është bërë pjesë e raportimeve të mediave më të mëdha, për festimet madhështore të dasmës së djalit të tij që kanë mahnitur të gjithë kombin dhe botën.
Festat para dasmës, të cilat filluan në mars, e kanë vendosur familjen Ambani në qendër të shumë bisedave në tryezë për mëngjes, drekë dhe darkë.
Anant Ambani, djali më i vogël i Mukesh Ambani, u martua me të dashurën e tij prej kohësh Radhika Merchant në një qendër kongresi në pronësi të familjes në Mumbai të premten.
Dasmat indiane mund të jenë luksoze, por madhështia e dasmës së familjes Ambani është njëra prej më të mëdhave.
Prej elementeve më të mëdha që kanë rënë në sy janë yjet e Hollivudit të cilët kanë performuar, përfshirë Rihannën dhe Justin Bieber.
Por edhe numri i personave të famshëm që kanë qenë të ftuar bie në sy, si Mark Zuckerburg i Metës, shefi i Samsung-ut, Han-Jong Hee, Bill Gates, vajza e ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Ivanka, ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe Tony Blair, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe motrat Kardashian, shkruan BBC.