Zuckerberg i kthehet fakultetit pas 12 vitesh

E publikuar: 10/03/2017 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mark Zuckerberg i është kthyer universitetit 12 vite pasi e braktisi atë. Themeluesi i Facebook është i interesuar që të marrë diplomë nga njëri nga universitetet më të famshme në botë dhe për këtë ka vendosur rikthimin në studime.

Mark e kishte lënë në vitin 2005 universitetin e Harvardit për të iu përkushtuar themelimit të Facebook gjë të cilën e arriti me plot sukses.

Drejtuesit e Harvardit janë shprehur të nderuar që do të kenë përsëri student Mark Zuckerbergun për të cilin kanë thënë se nuk duhet shumë kohë për të dëshmuar aftësitë e tij dhe se diploma për ta do ta nderojë edhe fakultetin.

Kompania e Zuckerberg, Facebook tani ka vlerë më shumë se 400 miliardë dollarë.