ZRrE-ja merr vendim: Rritet çmimi i rrymës për ata që tejkalojnë 800 kilovat

E publikuar: 08/02/2022 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me 5 vota për, asnjë kundër, ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës për vitin 2022.

Propozimin e ka bërë Hysen Rudari nga departamenti i tarifave, dhe është miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, ka thënë Rudari nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

“Kemi pranuar propozime e argumente dhe konstatime Kudo që ka konstatuar ose ka argumentar ose evidentojnë gabime, ZRRE i ka marrë për bazë. Pas këtij procesi, ZRRE ka marrë një propozim që këto tarifa të“Një propozim ka ardhur që kostoja të rritet rreth 12 për qind për të gjithë konsumatorët, dhe ky propozim është i papranueshëm për ZRRE sepse nuk reflekton koston për shërbime për të gjithë konsumatorët”.

“Të gjithë konsumatorët komercial dhe shtëpiak, do të kenë zero të rritjes së tarifave, pra nga 800 KW të kenë rreth 6 centë dhe për ata që kanë më shumë se 800 KË të rritet për 12 centë. Për bizneset nuk do të ketë bllok të tarifës. I propozoj bordit për aprovim”, tha ai.