ZPS konfirmon arrestimet, njofton se po kryen operacione gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

E publikuar: 05/12/2024 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Gjykata Speciale ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj si dhe vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliun.

Ndërsa, u raportua se është arrestuar edhe Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës/EO