Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

E publikuar: 24/01/2025 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës.

E në këtë tubim pati mirëseardhje të dyfishtë nga qytetarët.

Mirëseardhja e parë ishte për kthimin nga Amerika, e tjetra për ardhjen e Ramush Haradinajt direkt në Mitrovicë, nga aeroporti.

Për anëtarësimin në NATO, Haradinaj iu dha lajme të mira mitrovicasve, të cilat tha se i mori kur qëndroi për vizitë në Pentagon.

Kandidati për kryeministër nga AAK, ua hoqi edhe një gajle kosovarëve.

“Me ligj, FSK nuk ka kufizime as për jug as për veri”, tha ai.

Mitrovicasve iu fol mirë edhe për diçka që ata dëgjojnë me qejf, raporton Klan Kosova.

Kandidati për deputet nga ky koalicion, Fatmir Limaj iu tha atyre se e kanë modelin për ta rikthyer Trepçën në ekonomi të Mitrovicës.

U tha po ashtu që jugut e veriut të Mitrovicës do i rikthehet edhe një objekt ikonik që ua shkatërroi lufta.

“Mitrovicës ua kthejmë dinjitetin dhe Xhaminë e Ibrit”, u tha në këtë tubim.