Zotimi i Qeverisë për Asociacionin, BE përsëri thotë se u takon shteteve të KE-së të vendosin për Kosovën

E publikuar: 16/05/2024 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Europian në një përgjigjie për klankosova.tv, ka dhënë një qëndrim kur u pyetën si e komentojnë njoftimin e kryediplomates kosovare, rreth letërzotimit për Asociacionin për të fituar ulësen në KiE.

Zëdhënësja Ioanna Lachana, u shpreh se pavarësisht kësaj, u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të vendosin për çështjet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

“BE-ja përsërit se u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, thuhet në përgjigje.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, bëri të ditur sot se iu është drejtuar me një letërzotuese Këshillit të Evropës.

Sipas saj, letra flet për zotimin e Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Kushtetuese, përcjell klankosova.tv.

Kjo siç u tha kryediplomatja kosovare, do të ndodhë brenda muajit maj.