Bashkimi Europian në një përgjigjie për klankosova.tv, ka dhënë një qëndrim kur u pyetën si e komentojnë njoftimin e kryediplomates kosovare, rreth letërzotimit për Asociacionin për të fituar ulësen në KiE.
Zëdhënësja Ioanna Lachana, u shpreh se pavarësisht kësaj, u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të vendosin për çështjet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
“BE-ja përsërit se u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, thuhet në përgjigje.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, bëri të ditur sot se iu është drejtuar me një letërzotuese Këshillit të Evropës.
Sipas saj, letra flet për zotimin e Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Kushtetuese, përcjell klankosova.tv.
Kjo siç u tha kryediplomatja kosovare, do të ndodhë brenda muajit maj.