Zogaj takohet me studentët, u premton përmirësim të kushteve

E publikuar: 02/06/2017 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, ka takuar dhjetëra studentë me të cilët ka biseduar për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.
Zogaj, i cili ishte deputet në legjislaturën e kaluar, u ka premtuar studentëve se do të angazhohet në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë studentët.

Në të njëjtën kohë, ai i ka falënderuar të gjithë ata studentë të cilët i kanë dhënë mbështetje të plotë “Fillimit të ri”.

Statusi i plotë i Zogajt:

Pata kënaqësinë që t’i takoj dhjetëra student me të cilët biseduam për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Studentët dhe rinia jonë janë pjesa më e rendësishme e shoqërisë tonë.

Falënderova përzemërsisht të gjithë ata student të cilët i dhanë mbështetje të plotë Fillimit të Ri.

Personalisht do të angazhohem në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë studentët, përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për ushqim dhe banim në Qendrën e Studentëve.

Sinqerisht i juaji,

Bislim Zogaj

#FillimiRi12 #BislimZogaj61