Zogaj për një qeveri tranzicioni: LDK, e hapur për dialog me të gjitha partitë politike

E publikuar: 08/05/2025 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për ofertën që kjo parti dha, rreth një qeverie tranzicionale.

Ai, në emisionin “DPT te Fidani” tha se LDK-ja është e hapur për të dialoguar me të gjitha partitë politike, transmeton Klankosbva.tv.

“Ne jemi të hapur për dialog, dhe propozimi që kemi dhënë në tavolinë është i hapur për të gjitha partitë politike, dhe do t’i presim. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare, përveç nga PDK, që dolën me një përgjigje”, tha ai.

Sakaq, Zogaj thotë se mbledhja e sotme e LDK-së nuk kishte të bënte aspak për zhvillimet e fundit politike, por vetëm për zgjedhjet lokale të vendit.