Alban Zogaj
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, njoftoi të enjten se parkingu nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Universitetin e Prishtinës, pritet të hapet në fund të nëntorit.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Punimet për këtë projekt kanë nisur dy vite më parë.
“Parkingu nëntokësor përballë Katedrales do të hapet në fund të nëntorit”, ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Twitter.
Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë, dy kate nga 11 mijë e 500 metra katrorë dhe përafërsisht 700 vende të parkingut.