Zogaj kundër Lladrovcit

E publikuar: 23/08/2017 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i PDK-së Bislim Zogaj do t’i qëndrojë besnik premtimit të tij se nuk e mbështet kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të komunës së Drenasit.

Ai rikonfirmoi sot për KosovaPress se mbështet listën e PDK-së me kandidatë për asamblistë por jo edhe kandidatin për kryetar.

“Mendoj se kandidati që ka caktuar PDK-ja për kryetar nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve të Drenasit”, tha Zogaj për KosovaPress.

Zogaj tha se do ta përkrahte secilin kandidat që do ta kishte caktuar dega e PDK-së në Drenas por jo edhe Ramiz Lladrovcin.