Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj duket se e kanë prishur miqësinë politike pasi që kanë bërë një debat në largësi.
Me 6 prill, në Debat Plus, Haradinaj publikisht refuzoi një takim me Abdixhikun, pasi ky i fundit ishte takuar me kryetarin e VV-së, Albin Kurti për çështjen e presidentit, transmeton lajmi.net.
I pari i AAK-së shkoj me kritika aq larg sa që tha se nëse Lumiri dëshiron të marr rolin e “zmadhuesit të Albini” le ta merr.
“Së pari, nëse Lumiri dëshiron me mardh rolin e zmadhuesit të Albinit le ta merr… Unë s’mundem me shku me taku Lumirin me fol për çka ka fol ai me Albinin. S’është ka më intereson. S’është pjesë e imja. Le t’i grah ai tjtërkah. Ose Bedrinë, se Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, kishte thënë Haradinaj.
E, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak liderit të LDK-së. Ai sot para gazetarëve tha se Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë e tij.
“Zoti Haradinaj ka pasur refuzim të takimit. Me të thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’dojnë të takohen, por mos të ankohen më pas, sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zoti Haradinaj e ka keqkuptu mirësinë time për të pasur komunikim, por që s’do me u taku, punë e madhe.” – tha Abdixhiku.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse ky debat mes Abdixhikut dhe Haradinajt do të vazhdoj.















