ZKM pranon se Kurti u mashtrua nga komedianët rusë: Rusia e fiksuar me Kosovën

E publikuar: 26/03/2025 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Kryeministrit ka reaguar pas videos e cila u publikua nga komedianët e famshëm rusë “Vovan & Lexus” me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thanë se ky i fundit ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Komedianët në videon e publikuar kanë shkruar se i janë prezantuar Kurtit si presidenti letonez.

ZKM arsyetohet se biseda u zhvillua më më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se nuk kishin kohë për ta verifikuar.

Po ashtu, ZKM thotë se kjo bisedë tregon se “Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë”.