Sikur edhe në shumë zona në vendin tonë, zjarri ka kapluar edhe disa pjesë të maleve të Rugovës.
Lidhur me këtë, kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook tha se, edhe pse gjendja po monitorohet nga ekipet e e zjarrëfiksve, FSK-së, Policisë së Kosovës me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, nuk është arritur shurja totale e zjarrit.
Madje ai bën thirrje që mos të vizitohen këto zona të Bjeshkëve të Rugovës, duke filluar nga Shtupeq i Madh, Qafa e Broqit.
Shkrimi i plotë:
Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta po vazhdon. Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Broqit) përveç zyrtarëve të institucioneve kompetente.

















