Pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, zjarri i cili po vazhdonte qe disa ditë në Prevallë është vënë nën kontroll.
Ndërkaq ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, Ekipe Mjekësore dhe Policisë Ushtarake po vazhdojnë operacionin, së bashku me ekipet e zjarrfikësve nga Prizreni, që të kontrollojnë dhe sigurohen që zjarret të mos përhapen përsëri.