Komuna e Kamenicës po përballet me zjarre të shumta javën e fundit.Zjarrfikësit bashkë me komunën po thonë se gjendja atje është alarmante.
Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, në këtë muaj në Kamenicë i kanë pasur 72 intervenime, prej tyre 42 raste ka pasur zjarrvënie në pyll, ndërsa 21 të tjera në fusha.
Rreth 415 hektarë pyje janë të djegura tashmë, derisa me rastet po merret edhe policia.
Për parandalimin e zjarrvënieve policia e rajonit të Anamoravës ka mbajtur edhe një takim me komitetin lokal, të martën.